Top News - Turqia paralajmëron hapur Francën: Harroji ëndrrat kolonialiste në Mesdhe!

Top News - Turqia paralajmëron hapur Francën: Harroji ëndrrat kolonialiste në Mesdhe!

Turqia paralajmëroi Francën t`i japë fund qëndrimit provokues dhe colonialist, sic e quajti ajo, në Mesdheun Lindor i shndërruar së fundi në burimin kryesor të tensioneve mes Greqisë dhe Turqisë. ? Kush po i nxit grekët kundër turqve? Franca. Por ka një axhendë tjetër. Kur u shembën planet e saj për të krijuar një shtet terrori në Siri, mori një qëndrim të pafytyrë kundër Turqisë. A mos vallë duhet t`i kërkoj leje Francës teksa po zhvilloj një luftë kundër terrorizmit? " deklaroi ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavu?o?lu duke iu referuar takimeve të presidentit Francez Emmanuel Macron me përfaqësuesit e YPG-së kurde për të ofruar mbështetjen e tij. YPG-në, Ankaraja e konsideron grup terrorist YPG-në, milicinë kurde që vepron kryesisht në Siri. Zyrtarët turq më herët kritikuan dhe marrëdhëniet e gjigantit francez të çimentos Lafarge me YPG PKK pasi sic pretendon shtypit turk, zyrtarët e kompanisë u akuzuan, por nuk u dënuan për pagesat e tyre dhe angazhimin e tyre me këto grupe. Në muajin qershor, një zyrtar fran cez doli me pretendimin se marina turke kishte shqetësuar një luftanije franceze që po merrte pjesë në misionin e Nato-s në Mesdhe. Ankaraja pretendon se e dëshmoi me video dhe pamje të marra nga radari se anijet e saj nuk ishin përfshirë në akvititete të tilla në detin Mesdhe. br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:17

Your Page Title