Babai pranon krimin: E vrava vajzen per nderin e familjes

Babai pranon krimin: E vrava vajzen per nderin e familjes

Eglantina Buci po bashkëjetonte me djalin që dashuronte, por familja e saj nuk e ka pranuar lidhjen duke e akuzuar 23-vjeçaren se u prishi nderin e familjes. Kjo ka bërë që babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci, ta vrisnin në vitin 2012.br br ?E rrëmbyen, e qëlluan me 1 plumb, u rikthyen pas 4 ditësh, e varrosën?.br br Sipas policisë, Faik Buci kishte tentuar disa herë të vriste vajzën. Pas arrestimit, ai ka pranuar vrasjen në polici, duke qëndruar i ftohtë para oficerëve dhe pa asnjë shenjë pendese.br br ?E vrava për nder?, iu tha Faik Buci oficerëve të policisë.br br Televizioni Klan mëson se pas zbardhjes së identitetit se kujt i përkisnin eshtrat që u gjetën në Malin me Gropa, policia pyeti Faik Bucin se pse nuk denoncoi zhdukjen.br br Ai u tha se vajza ishte kthyer në një prostitutë dhe se nuk kishte dijeni. Me arrestimin e djalit të tij Shkëlzen Bucit në vitin 2017 pasi tentoi të vriste aktorin Mishel Prela, mbërriti një informacion në polici, se i riu bashkë me babain kishte vrarë motrën.br br Kjo ka rihapur dosjen dhe më pas dëshmia e shoferit që shoqëroi Eglantina Bucin dhe vëllain e saj drejt malit të Dajtit, zbardhi vrasjen e mistershme pas 8 vitesh.


User: RTV KLAN

Views: 16

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:40

Your Page Title