Ora News - COVID-19 në Shqipëri, 135 raste të reja në 24 orë, 189 të shtruar në spital

Ora News - COVID-19 në Shqipëri, 135 raste të reja në 24 orë, 189 të shtruar në spital

#tvora #rtvoranewsbr br Shifrat nga koronavirusi në Shqipëri mbeten të larta. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 860 testime prej të cilave 135 rezultuan pozitive.br br Ndërkohë i lartë mbetet numri i personave të shtruar në spitale ku aktualisht 189 pacientë marrin mjekim. 12 persona janë në terapi intensive ndërsa 4 në intubim.br br Këtë të shtunë u regjistruan 6 viktima të reja ku numri total i personave që kanë humbur betejën me virusin është 312.br br Gjithashtu u shënuan dhe 94 të shëruar.br br Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon ? 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.br br Të shtruar ? Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 12 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 17 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.br br Viktima ? Betejën me virusin e rrezikshëm nuk e ka fituar dot një 63 vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve.br br Betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar edhe një 64 vjeçar nga Mati, një 71 vjeçare nga Divjaka dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçar ; një 72 vjeçare dhe një 80 vjeçare. I shprehim ngushëllimet familjarëve.br br Apeli i Ministrisë së Shëndetësisë:br br Nisur nga fakti se një pjesë e rasteve pozitive lidhen me grumbullime në ceremoni festive apo mortore, rikujtojmë qytetarët se ndalohen të gjitha grumbullimet pasi janë burim i përhapjes së infeksionit, duke vënë në rrezik shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj.br br Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimin e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimit të distancimit fizik.br br COVID-19 ? Statistika (5 Shtator 2020)br br Testime totale 67057br br Raste pozitive 10102br br Raste të shëruara 5976br br Raste Aktive 3814br br Humbje jete 312 (Qarku Tiranë 149, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 19 , Fier 16, Korçë 12, Lezhë 12, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 7, Gjirokastër 4, Berat 2)br br Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:br br Tiranë 2054br br Durrës 466br br Shkodër 296br br Lezhë 204br br Elbasan 154br br Korçë 135br br Kukës 129br br Vlorë 125br br Fier 113br br Berat 69br br Dibër 35br br Gjirokastër 34br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 00:53

Your Page Title