Ministria e Rendit Publik shpall listen e te kerkuarve - (26 Shtator 2000)

Ministria e Rendit Publik shpall listen e te kerkuarve - (26 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Ministria e Rendit Publik, ka shpallur në kërkim 22 të kërkuar prej saj për krime të rënda në kuadër të një liste prej 700 të kërkuarish në të gjithë Shqipërinë. Në listën e fundit, shumicën e përbëjnë emrat e personazheve të njohur nga skedat policore në Lazarat, Laç dhe Tiranë. Kështu 12 nga lista e të kërkuarve të fundit janë nga Lazarati, mes të cilëve ndodhet edhe fotografia me të dhënat e Adil Alikos, i konsideruar nga policia si njëri prej kapove të ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në fshatin rebel të Gjirokastrës.br br Sipas policisë të kërkuarit dyshohet se kanë gisht edhe në ngjarjet e kësaj fushate, siç ishte incidenti me zëvendës kryeministren Makbule Çeço dhe para dy ditësh kur u hodh në erë shtëpia e një simpatizanti socialist, që e kishte shoqëruar atë në fshat. Në listë me emrat e personave të kërkuar nga Laçi bëjnë pjesë të kërkuarit për çështjen e marrjes pengë të komisarit të policisë së qytetit. br br Veç rretheve në listën e fundit janë shpërndarë të dhëna dhe për të kërkuarin nga Tirana Sali Lusha. Ky i fundit është akuzuar për ngjarjet e 14 Shtatorit 1998, në ditën e varrimit të liderit të Dhjetorit ?90 Azem Hajdari. Burimet e Ministrisë së Rendit thanë se shpallja e listës së fundit me emrat e të kërkuarve, lidhet edhe me masat e shpallura nga Spartak Poçi, për ruajtjen e qetësisë dhe rendit, për zgjedhjet lokale të 1 Tetorit.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:28

Your Page Title