Rama: Ajo qe quhej si tradhti, sot quhet historike

Rama: Ajo qe quhej si tradhti, sot quhet historike

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar humbje kohe dhe reputacioni ndërkombëtar, refuzimin e gjatë të Kosovës për të pranuar Minishengenin dhe një sërë mundësish që ofronte procesi i Berlinit. Nëpërmjet një reagimi, kreu i qeverisë, duke përshëndetur edhe një herë marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, shprehet se ajo në vetvete përmban edhe pikat e asaj që parashikon Minishengeni Ballkanik.br br ?Nuk e kam dyshuar asnjë çast që do të vinte dita që Kosova do ta pranonte ?Minishengin? e ashtuquajtur ? për mua është Shengen Rajonal, aspak ?mini?. kam ndjesinë e hidhur të faktit se çka është firmosur dje, s?ka asgjë që nuk është pjesë e planit të kahershëm për Shengenin Rajonal, rrjedhojë logjike e procesit të Berlinit, ndërkohë që koha e humbur deri dje është rrëqethëse?.br br Kryeministri i ka kthyer përgjigje edhe akuzave të mëparshme të bëra andej e këndej kufirit për tradhti kombëtare, sa herë që përpiqej që të bindte Kosovën të bëhej pjesë e nismës së bashkimit rajonal.br br ?Ajo që në shqip u damkos me vite si tradhti kombëtare, në anglisht u kthye brenda një dite në arritje historike. Lexova pikën e marrëveshjes ku flitet për një infrastrukturën tokësore që do të nxjerrë Serbinë dhe Kosovën në një port të thellë në Adriatik. Në Durrës i bie, sepse është llafi për atë rrugën Nish ? Prishtinë ? Durrës, që Saliu e ka pagëzuar si rruga e turpit të tradhtisë së Edvinit! Ajo rrugë ka qenë në tryezën e çdo raundi të Procesit të Berlinit?br br Në reagimin e vet, Kryeministri Rama thekson se marrëveshja e Washingtonit duhet të shërbejë, jo vetëm për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve nënshkruese, por edhe për të maturuar më shumë mjedisin politiko-mediatik në Shqipëri dhe në Kosovë që sipas tij ?u çmend? prej keqkuptimit të madh të ?Minishengenit?.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 02:09