Denoncimi i banorit nga Kurbini: Po jetoj në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti, rrezikon të shembet

Denoncimi i banorit nga Kurbini: Po jetoj në shtëpinë e rrënuar nga tërmeti, rrezikon të shembet

#tvora #rtvoranewsbr br Eduart Hysa është një prej banorëve të fshatit Shpërdhet, bashkia Kurbin, i cili gjatë tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar pësoi dëme të pariparueshme në shtëpinë e tij.br br Deri para një jave ai ka jetuar në çadër, madje fëmija i tretë ka lindur pikërisht aty duke qenë një nga historitë e vështira të periudhës së pas tërmetit.br br Duke qenë me fëmijë të vegjël Eduarti ka marrë një vendim të rrezikshëm duke lënë çadrën e duke u kthyer të jetojë në shtëpinë e dëmtuar.br br Gjatë bisedës me përfaqësuesin e PD-së, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur.br br Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet.br br Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë.br br Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.br br Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?br br Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.br br Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?br br Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.br br Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?br br Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.br br Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?br br Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë? kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.br br Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?br br Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.br br Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?br br Qytetari: Asnjë lloj gjëje!br br Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?br br Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!br br Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?br br Qytetari: Asnjë gjë!br br Belindi: Sa fëmijë ke?br br Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.br br Këlliçi: 6 muajsh?!br br Qytetari: 6 muajsh!br br Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?br br Qytetari: Në çadër, ne çadër!br br Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?br br Qytetari: Po!br br Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?br br Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).br br Belindi: Vetë i gjashtë?br br Qytetari; Vetë i gjashtë!br br Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?br br Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!br br Për më shumë lexoni në: ...


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 00:49

Your Page Title