PD, Berisha miting ne Durres - (26 Shtator 2000)

PD, Berisha miting ne Durres - (26 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Berisha i ka bërë thirrje durrsakëve nga sheshi kryesor i këtij qyteti, të votojnë për kandidatët demokratë më 1 Tetor. Për asnjë sekondë mos harroni tha ai, se kandidatët socialistë përfaqësojnë shegertin e Kretës dhe çirakët që shpallën Millosheviçin të keqen më të vogël. Miri Hoti dhe kandidatët socialistë, tha Berisha, përfaqësojnë famëzinjtë më të mëdhenj të Europës. br br Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Miri Hoti është ish-mjeku i Durrësit, përfaqëson turpin e Durrësit, turpin e Shqipërisë, turpin e shqiptarëve, asnjë votë për të. Qytetarë të Durrësit, ngrihuni në lartësinë e vlerave tuaja, të trashëgimisë tuaj, me të cilat është krenuar e krenohet kombi?. br br Më tej Berisha tha, se kusarët asgjë nuk mund t?i shpëtojë nga ligji dhe pronat e tyre nga rruspa, por u shpreh ai, kusarëve iu ka ardhur fundi. Berisha ka ftuar durrsakët të marrin pjesë në mitingun e PD, më datë 29 në sheshin Skënderbej. br br Sali Berisha, Kryetar i PD:- ?Më 29 Shtator, iu ftoj të gjithëve, ftoj Shqipërinë në sheshin Skënderbej, për të festuar fitoren e 1 Tetorit?.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 12

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 02:00

Your Page Title