Vrasja e Eglantinës, burg për babë e bir! Shkëlzen Buci sillet forcërisht në seancë, i ati buzëqesh

Vrasja e Eglantinës, burg për babë e bir! Shkëlzen Buci sillet forcërisht në seancë, i ati buzëqesh

Vrasësit gjakftohtë babë e bir, Faik dhe Shkëlqen Buci do të qëndrojnë në burg. Gjykatësi Lazer Sallaku ka dhënë gjatë seancës së sotme masën "arrest me burg" për babë e bir, të cilët vranë 23-vjeçaren Eglantina Buci, vajzës së shtëpisë. Ata janë shfaqur të dy në gjykatë, me një pamje aspak të shqetësuar dhe të ftohtë, madje i ati i viktimës edhe ka buzëqeshur para kamerave .br br Në të njëjtën kohë Faik Buci është bezdisur nga prania e mediave aq sa i është drejtuar se çfarë kërkonin aty duke dashur t'i largojë.Media është lejuar të hyjë vetëm në fillim para nisjes së seancës, pasi gjyqi u zhvillua pa praninë e tyre. Prokuror i çështjes Artan Lulo kërkoi "arrest me burg" masë që u miratua nga gjykatësi Lazer Sallaku.br br Edhe pse u dënuan asnjëri prej të tyre, as Faik dhe as Shkëlzen Buci nuk kanë pranuar vrasjen e ndodhur 8 vite më parë. Gazetari Merin Maçi raporton se vëllai i viktimës, Shkëlzen Buci është sjellë forcërisht në gjykatë pasi ai ka refuzuar të marre pjesë duke qenë se nuk ka pranua ngjarjen dhe është shprehur se nuk ka dijeni për fatin e të motrës.br br Edhe avokati i tyre, Arben Gramo tha se kontakti i fundit që Faik dhe Shkëlzen Buci kanë pasur me 23-vjeçaren ka qenë në 2009.br br Babai vrau vajzën e tij Elgantina Buci, 23 vjeçe, pasi nuk pranoi bashkëjetesën e saj me një djalë. Ishte i vëllai që qëlloi mbi të motrën e një plumb në kokë dhe më pas e kanë varrosur në zonën e Malit me Gropa. br br Shkëlzeni është i arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit ?Partizani? në Tiranë dhe po vuan dënimin me 13 vite burg.br br Ndërsa Faik Buci duke fshehur krimin dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm. Përballë këmbënguljes së oficerëve për ta hetuar çështjen, babai ka mohuar të bijën.


User: Report TV

Views: 5

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 04:03

Your Page Title