Top News - ‘Burg’ për babë e bir/ Vrasësit e vajzës, të qeshur në gjyq

Top News - ‘Burg’ për babë e bir/ Vrasësit e vajzës, të qeshur në gjyq

Babë e bir, vrasësit Eglantina Bucit, që ishte vajza e motra e tyre, do të qëndrojnë në burg. Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të dielë vendimin ?arrest me burg? për Faik dhe Shkëlzen Bucin, që akuzohen se kanë vrarë 23 vjeçaren. Faik dhe Shkëlzen Buci u shfaqën të qetë para gjykatës, madje në disa çaste edhe të qeshur, pavarësisht krimit makabër që akuzohet se kanë kryer. Babë e bir nuk kanë pranuar vrasjen e ndodhur 8 vite më parë. Pas gjyqit avokati I tyre ka deklaruar ata e kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e saj. Sipas avokatit, vajza kontaktin e fundit e ka pasur në vitin 2009 me ta.br Vrasja e Eglantina Bucit është zbardhur 8 vite pas vdekjes së saj. Për këtë ngjarje të rëndë, u arrestua dy ditë më parë babai i saj, Faik Buci.br br Ndërkohë në qeli është edhe Shkëlzen Buci, vëllai i saj, I cili ndodhet në burg për një ngjarje tjetër. Sipas akuzës babë e bir e kanë vrarë Eglantinën për çështje nderi. Faik Buci urdhëroi djalin e tij Shkëlzenin të vriste 23 vjeçaren, pasi nuk pranoi bashkëjetesën e saj me një djalë. Ishte i vëllai që qëlloi mbi të motrën e një plumb në kokë dhe më pas e kanë varrosur në zonën e Malit me Gropa. br br Trupi I vajzës u gjet në formë skeleti shumë kohë më pas dhe pas hetimesh të shumta u arrit identifikimi nëpërmjet AND të marrë nga mbetjet e flokëve. Pas identifikimit të Eglantinës policia ka pyetur familjarët rreth saj e sidomos për faktin se pse nuk kanë deklaruar zhdukjen e vajzës. Por, Faik Buci, duke fshehur krimin, dha para policisë versionin se vajza e tij ishte punonjëse seksi në Turqi dhe ishte rrëmbyer nga një grup i rrezikshëm, ndaj nuk donte ta kërkonte dhe të kishte të bënte më me të.br br Autorët e krimit u zbuluan pas rrëfimit të bërë nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje. Ai I ka rrëfyer prokurorisë se ne vitin 2012 vëllai e ka qëlluar me një plumb në faqe të motrën në Malin me Gropa. Sipas tij më pas Shkëlzeni ka telefonuar të atin, Faikun dhe i ka thënë se e kreu punën. br Shkëlzeni Buci është i arrestuar si person i dyshuar për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela pranë gjimnazit ?Partizani? në Tiranë dhe po vuan dënimin me 13 vite burg.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.tv br Like Top Channel on Facebook HERE: br Follow Top Channel on Instagram HERE: br Follow Top Channel on Twitter HERE: ...


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 02:07

Your Page Title