Meta dekreton daten e zgjedhjeve parlamentare

Meta dekreton daten e zgjedhjeve parlamentare

Të dielën e 25 Prillit qytetarët shqiptarë do t?u drejtohen kutitve të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri.br br Presidenti i Republikës, pas takimeve që zhvilloi ditën e premte me përfaqësues të partive politike, dekretoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, duke caktuar të dielën e katërt të Prillit për zhvillimin e votimeve.br br ?Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e dielë, më datë 25 Prill 2021?.br br Në takimet e së premtes të zhvilluara në presidencë, përfaqësuesit e partive politike nuk folën për një datë konkrete duke lënë të hapur të gjitha opsionet, përveç zhvillimit të tyre në 2 Maj që përkon me festën e Pashkëve.br br Me dekretimin e datës së zgjedhjeve, edhe mazhoranca dhe opozita do të duhet të ulen në tryezën e Këshillit Politik për të reflektuar në kod ndryshimet kushtetutese të bëra në 30 Korrik.br br Ndonëse nuk ka ende një datë për mbajtjen e tryezës së radhës, opozita është shprehur e gatshme për të lëshuar sa i përket çështjes së hapjes së listave, por prerazi refuzon të negociojë për heqjen e koalicioneve elektorale.br br Sakaq në të dy kampet demokratët dhe socialistët kanë ndezur motorët e fushatës elektorale për betejën e radhës në 25 Prill.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:18

Your Page Title