Kanionet e Holtes terheqin turistet

Kanionet e Holtes terheqin turistet

Kanioni i Holtës, një nga bukuritë natyrore të Gramshit vijon të jetë pika më e frekuentuar e zonës.br br Janë të shumtë turistët vendas apo të huaj që zgjedhin të kalojnë disa orë mes maleve dhe ujit të akullt që të ofron Kanioni i Holtës.br br Kanioni ka një gjatësi rreth 3 km. Vizitorët befasohen dhe mahniten me ngjyrën karakteristike të ujit, shpatet e thepisura 100 ? 150 metra, flora dhe fauna që shtrihet përreth.br br Lumi vende-vende arrin thellësinë deri në 3 metra. Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër.br br Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.br br Ajo çfarë natyra servir në këtë zonë i mrekullon vizitorët, por njëherazi janë të mendimit se ka nevojë për më shumë infrastukturë.br br Gramshi është konsideruar vitet e fundit si një nga befasitë turistike në mbarë vendin për shkak të kanioneve, shpellave, ujëvarave, liqeneve, pyjeve etj.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 02:11

Your Page Title