Ora News - “Ndërtimi” u merr jetën punëtorëve, 19 të vdekur gjatë këtij viti

Ora News - “Ndërtimi” u merr jetën punëtorëve, 19 të vdekur gjatë këtij viti

#tvora #rtvoranewsbr 19 persona kanë gjetur vdekjen gjatë këtij viti pasi janë aksidentuar në vendin e punës. Vetëm këtë javë humbën jetën 2 punëtorë në kryeqytet, ndërsa u plagos një i tretë. Sektori i ndërtimit rezulton sektori më problematik, ku qyteti me numrin më të lartë të punëtorëve të aksidentuar është Tirana.br br Kushtet e pasigurta në ambientet e punës në vendin tonë vijojnë të marrin jetë njerëzish, ku vetëm në ditët e fundit humbën jetën 2 punëtorë dhe u plagos një i tretë për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë.br br Rastet e humbjes së jetës në ambientet e punës janë shqetësuese për këtë vit, pasi deri më tani mësohet se kanë vdekur 19 punëtorë, shumica prej të cilëve kanë qenë punonjës të sektorit të ndërtimit.br br Ndërsa për vitin e shkuar bëhet e ditur se kanë humbur jetën në ambientet e punës 36 punëmarrës dhe plagosur rreth 171 të tjerë.br br Në 80 për qind e këtyre rasteve lidhen me mungesën e kushteve të sigurisë së shëndetit në vendin e punës ku sektori i ndërtimit është më problematiku, si pasojë e mungesës së skelave, pajisjeve mbrojtëse kolektive dhe individuale.br br Në këtë aspekt ,Tirana është qyteti me numrin më të lartë të aksidenteve të ndodhura në punë, për të vijuar më pas me Durrësin dhe Dibrën, për shkak të minierave në të cilat operohet në këtë zonë.br br Shifrat shikohen me shqetësim për këtë vit duke marrë parasysh dhe faktin që për më shumë se 2 muaj vendi u izolua totalisht.br br Të premten policia njoftoi se ka arrestuar ka arrestuar inxhinierin e pallatit pranë spitalit ?Nënë Tereza?, ku u rrëzua një punëtor dhe gjeti vdekjen.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:21

Your Page Title