153 raste dhe 4 viktima ne 24 ore

153 raste dhe 4 viktima ne 24 ore

Ka shënuar sërish rritje kurba e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Nga 847 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan pozitiv 153 persona, pjesa më e madhe e tyre i përket kryeqytetit.br br ?61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë?.br br 4 pacientë humbën jetën duke e çuar në 316 numrin viktimave nga koronavirusi që prej nisjes së pandemisë. br br ?Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Durrësi, dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 81 vjeçar, një 85 vjeçare dhe një 87 vjeçar?.br br Në dy spitalet Covid situata paraqitet e rëndë, pasi të dielën u shënua një numër rekord të shtruarish.br br ?Në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 193 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar?. br br Mbi 6000 pacientë janë shëruar nga nisja e pandemisë, ndërsa vijojnë të mbeten 3833 raste aktive në të gjithë vendin.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:42