Berisha ne Korce: Kush luan me voten, luan me koken (24 Shtator 2000)

Berisha ne Korce: Kush luan me voten, luan me koken (24 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Mbrëmë Fatos Nano dhe Sali Berisha kanë fjetur në Korçë. Kur Berisha mësoi se tek Hotel Rexhina do të flinte Nano, ka anuluar fjetjen e tij në këtë hotel luksoz dhe ka gjetur një tjetër më pak luksoz, por jo në të njëjtën çati me liderin socialist. Turin e tij elektoral Berisha e ka vazhduar në Bilisht, Korçë dhe Pogradec.br Me thirrjen " sot vendoset, sot votohet, sot fitohet", ai ka kërkuar votën për kandidatë bashkie të Partisë Demokratike. Duke sulmuar qeverinë socialiste ai u kujtoi korçarëve jo vetëm që nuk kthyen paratë e piramidave që premtuan, por i vodhën dhe 130 milion dollarë që ishin nëpër banka. Ai ka përsëritur paralajmërimin ndaj pushtetarëve për të mos luajtur me votat në 1 tetor.br "Unë jam këtu për të paralajmëruar të mos luajnë me votën sepse luajnë me kokën. I pari që do t'ja mbathë pas Fatosit do të jetë Iliri. Sepse Iliri ishte i pari që me 14 shtator mbushi poturet. Mos e prek votën në Korçë sepse dhe pas diellit po të shkosh do të përgjigjesh për këtë."tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 5

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:40

Your Page Title