Bashkimi kombetar i fermereve shqiptare - (27 Shtator 2000)

Bashkimi kombetar i fermereve shqiptare - (27 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Analiza e veprimtarisë 6 vjeçare të aktivitetit si dhe masat që do të merren në të ardhmen, ishte tema kryesore e takimit kombëtar të fermerëve shqiptarë. Shoqata e BKFSH, u krijua në 1994 në Tiranë, me vullnetarë nga 8 rrethe të Shqipërisë, nën kujdesin e ACDI-së, VOKA dhe IFDC dhe fillimisht kishte 1500 anëtarë. br br Sot kjo shoqatë e ka zgjeruar aktivitetin e saj në 219 fshatra, 159 komuna, 32 rrethe të vendit me një numër prej 25 mijë e 397 anëtarësh. Ky takim shtroi si detyrë për të ardhmen forcimin e anës organizative të shoqatës, prezantimin e fermerëve në strukturat qeveritare të të gjithë niveleve ekzekutive e vendimtare, gjë që do të favorizojë, mbrojtjen e interesave të tyre. Bashkimi kombëtar i fermerëve shqiptarë është shoqata më e madhe fshatare e këtij lloji.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:15

Your Page Title