Per here te pare ne futbollin shqiptar, Kupa Panajot Pano (24 Shtator 2000)

Per here te pare ne futbollin shqiptar, Kupa Panajot Pano (24 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Zhvillohet për herë të parë në Shqipëri Kupa Panajot Pano që i përkushtohet futbollstit të njohur e të shquar të vendit tonë në të cilën morën pjesë ekipet e Përmetit Delvinës, Sarandës, Tepelenës, Këlcyrës, Memaliaj si dhe ato të Partizanit për të rritur dhe për të rinj.br Ky aktivitet i sponsorizuar nga Presidenti i Partizanit Albert Xhani dhe që u zhvillua në qytetin jugor të Përmetit, tashmë do të jetë i përvitshëm dhe duhet veçuar fakti që në të mori pjesë dhe vetë Panajot Pano i cili kishte ardhur nga Greqia posaçërisht për të ndjekur këtë aktivitet. br Skuadra e të rriturve të Partizanit e drejtuar nga Bajko dhe Tomorri, u shpall fitues i kësaj kupe duke mundur me rezultatin 1-0 në finale Tepelenën. Në fund të ceremonisë së dorëzimit të trofeut, foli dhe vetë Presidenti Bajo.br "Është një nga vlerat e vërteta të futbollit shqiptar ashtu si dhe vetë emri i madh i Panajot Panos, pa dashur të ulim dhe vetë vlerat e kupave të tjera. Do të jetë një aktivitet që do të zhvillohet vit për vit. Besoj vitin tjetër do të jenë pjesëmarrës të gjitha ekipet që do të zënë vendin e parë në Kampionatin Shqiptar sëbashku me Partizanin dhe kjo do të jetë një traditë që do t'a zhvillojë ekipi i Partizanit për shumë vite me radhë."tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:19

Your Page Title