Top News - Kundër Lukashenkos! Qindra e mijëra vetë në rrugë

Top News - Kundër Lukashenkos! Qindra e mijëra vetë në rrugë

Turma të stërmëdha bjellorusësh mbushën rrugët e kryeqytetit Minsk duke kërkuar dorëheqjen e Aleksander Lukashenkos duke sfiduar kështu kërcënimin për arrestim dhe një dislokim masiv forcash të sigurisë.br br br Më shumë se 100 mijë vetë llogaritet të kenë mbushur rrugët e kryeqytetit Minsk në tre fundjavat e shkuara dhe gazetarët e AFP-së thanë se turma e mbledhur në Minsk të dielën në mbrëmje, ishte më e madhe nga të gjitha.br br Trupa policie dhe mjete të blinduara ishin vendosur në qendër të qytetit por protestuesit, e të gjitha moshave, nga prindërit me fëmijë e deri tek nxënësit dhe priftërinjtë, u mblodhën në shenjë mosbindjeje. Rreth 250 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin, përfshirë 175 në Minsk.br br Protestuesit marshuan drejt rezidencës së Lukashenkos, në pallatin e pavarësisë duke thënë se do të vazhdonin të dilnin nëpër rrugë deri sa Lukashenko të jepte dorëheqjen. E ndërsa demonstruesit filluan të shpërndaheshin në mbrëmje vonë, imazhet tregonin njerëz me kapuça, civilë, me shkopinj gome, që ndiqnin dhe rrihnin protestuesit.br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:23

Your Page Title