Ora News - Zbardhi vrasjen makabër të Eglantina Bucit, i penduari merr statusin e bashkëpunëtorit

Ora News - Zbardhi vrasjen makabër të Eglantina Bucit, i penduari merr statusin e bashkëpunëtorit

#tvora #rtvoranewsbr br Personi që zbardhi vrasjen makabër të Eglantina Bucit nga babai dhe vëllai në 2012 ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.br br Ai gjithashtu ka dhënë detaje për tentativën e vrasjes së aktorit Mishel Prela në vitin 2017.br br Burimet saktësojnë se dëshmitari që ka zbardhur ngjarjen ka qenë vetë pjesëmarrës në të dyja ngjarjet.br br Identiteti i tij mbahet i fshehtë pasi autoritetet i druhen një hakmarrje të mundshme.br br Një ditë më parë Gjykata e Tiranës la në burg Faik dhe Shkelzen Bucin, babë e bir, të cilët akuzohen se vranë dhe groposën 8 vite me parë 23- vjeçaren Eglantina Buci.br br Të qetë në dukje para trupit gjykues, ata e kanë mohuar vrasjen e 23- vjeçares, duke pohuar se nuk kanë lidhje me ngjarjen.br br Faik Buci, i cili është i ati i viktimës ka deklaruar se me vajzën nuk kishte kontakte që prej vitit 2010, ndërsa nuk ishte interesuar më për vendodhjen e saj pasi e dinte se ajo ushtronte prostitucion ne Turqi dhe Itali.br br Ai ka thënë gjithashtu se vajza ka qenë e fejuar me një djalë nga Fushë Kruja. br br Avokati që mbronte dy te pandehurit tha pas daljes nga gjykata se provat e prokurorisë janë të errëta, ndërsa e vetmja gjë që i implikonte të pandehurit ishte dëshmia në një tjetër proces nga i penduari, i afërm i familjes.br br Me gjithë pretendimet e avokatit dhe mohimit të akuzës nga ana e të pandehurve, gjykata la në fuqi për babë e bir masën e sigurisë ?arrest me burg? deri në perfundim të hetimeve.br br E reja dyshohet se është dërguar në Malin me Gropa nga dy të afërmit e saj, ku më pas është vrarë dhe groposur.br br Vëllai i 23-vjeçares, Shkëlzen Buci, është duke vuajtur një tjetër dënim ne burgun e Fierit për atentatin ndaj Mishel Prelës.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 03:39

Your Page Title