Nis procesi gjyqesor mes Tv Klan dhe Tv Arberia (25 Shtator 2000)

Nis procesi gjyqesor mes Tv Klan dhe Tv Arberia (25 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Gykata e Tiranës ka caktuar 3 tetorin si datë e fillimit të procesit gjyqësor të Televizionit Arbëria pas një padie të bërë nga Televizioni Klan për shkelje të së drejtës ekskluzive të këtij stacioni për të transmetuar të gjitha ndeshjet e Champions League. Padia e Tv Klan u bë menjëherë pas piraterisë televizive të TVA-së në natën e parë të transmetimit të ndeshjeve të Kupës së Kampionëve nga Televizioni Klan.br Tv Klan ka kërkuar nga gjykata pezullimin e transmetimeve të Kupës së Kampionëve nga TVA-ja. Cilësimin si të paligjshëm të transmetimit të bërë natën e parë të kësaj kupe si dhe dëmshpërblimin prej 40 mijë dollarësh për dëmin e shkaktuar nga Televizioni Arbëria ndaj Televizionit Klan.br Kryetar i trupit gjykues është caktuar gjyqtarja Majlinda Doga. Gjithashtu Gjykata e Rrethit pritet të përcaktojë këto ditë dhe datat e proceseve ndaj ATN1 dhe Shijak Tv të cilët gjithashtu kanë shkelur të drejtën televizive të Tv Klan për Kupën e Kampionëve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 11

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:05

Your Page Title