PD: Shqiperia parajse per pastrimin e parave te pista

PD: Shqiperia parajse per pastrimin e parave te pista

Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur akuza kundër qeverisë, duke thënë se kjo e fundit po bashkëpunon me krimin. Në një deklaratë nga selia blu, Alibeaj tha se ?paraja e pistë po mbyt biznesin e ndershëm dhe shtresën e mesme?.br br Më tej ish-deputeti u shpreh se ?projekti politik i Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin e organizuar e ka shndërruar Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe nga korrupsioni në çdo nivel të qeverisjes?. br br Alibeaj tha se imazhi i Shqipërisë është ai i një vendi ku lehtësisht mund të investohen dhe të pastrohen paratë e aktivitetit kriminal. ?Ky nuk është një konkluzion i Partisë Demokratike, por është gjetje konstante e Departamentit Amerikan të Shtetit?, shtoi ish-ligjvënësi. br br Në deklaratën e tij ai drejtoi disa pyetje për qeverinë. ?Cili është reagimi i qeverisë në ikje të Edi Ramës? A po e lufton qeveria fenomenin e pastrimit të parave, i cili ndikon drejtpërsëdrejti në rrënimin e biznesit të ndershëm, apo që zhvlerëson kursimet e shtresës së mesme me çmime stratosferike artificiale??, pyeti Alibeaj. br br Në fund ai ka thënë se PD ka një plan për të luftuar paranë e krimit. ?Plani ynë ?Ndiq paranë? do të jetë një instrument i fortë që në Shqipëri të sundojë ligji, puna e ndersh, në mënyrë që paratë e krimit dhe të korrupsionit qeveritar të mos i zënë frymën ekonomisë së familjeve shqiptare?, përfundoi deputeti i Partisë Demokratike.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 02:56

Your Page Title