Namik Dokle dhe Luan Rama ne Has: Vota juaj eshte zhvillimi i vendit (25 Shtator 2000)

Namik Dokle dhe Luan Rama ne Has: Vota juaj eshte zhvillimi i vendit (25 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Turi elektoral i socialistëve ka pasur në axhendën e vet dhe një miting në qytetin e Krumës ku kanë marrë pjesë përveç qindra banorëve hasjanë edhe sekretari i Marrëdhënieve Publike të Partisë Socialiste Shqiptare, Luan Rama dhe nënkryetar i Parlamentit, anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste, Namik Dokle.br Pas prezantimit të prioriteteve të kandidatit për kryetar bashkie Rexhep Ballmi, zoti Namik Dokle ka vënë theks në mënyrë të veçantë tek kontributi i hasjanëve në luftën për çlirimin e Kosovës dhe angazhimin e qeverisë për të realizuar projekte që e shndërrojnë këtë zonë në qendër të rëndësishme investimesh të cilat i bëjnë realitet tha ai vetëm socialistët.br Ndërsa sekretari Rama vuri në dukje se vota për Partinë Socialiste është votë për zhvillimin e mëtejshëm të të gjithë vendit, për largimin përfundimtar nga pushteti vendor i njerëzve të inkriminuar të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht për të nderuar gjakun e të rënëve në luftë për çlirimin e Kosovës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:13

Your Page Title