Spiropali në Report TV: Rindërtimi e COVID-i, karta të forta të PS-së për zgjedhjet

Spiropali në Report TV: Rindërtimi e COVID-i, karta të forta të PS-së për zgjedhjet

TIRANË- Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali është shfaqur e bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë në zgjedhjet e ardhshme, kjo jo meritë e kundërshtarit, të cilët nuk i vlerëson, por për punët e mira që sipas saj ka bërë kjo qeveri. Në një intervistë për Report Tv, Spiropali është e ka interpretuar mandatin e tretë jo si një qëllim më vete për pushtet, por si një premtim që i bëhet qytetarëve për të vazhduar me procesin e rindërtimit dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Menaxhimi i situatës post tërmet dhe COVID, janë karta e fortë e PS me të cilën do t'u prezantohet votuesve në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit 2021.br br Karta e fortë e PS-së është rindërtimi, por edhe menaxhimi i situatës së COVID-19. Në një intervistë për Report Tv, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eliza Spiropali nuk i kurseu ironitë për paraardhësit e tyre. Sipas tyre, qeveria e ka menaxhuar shumë mirë dy tragjeditë, dhe as nuk do e çonte ndërmend se çdo kishte ndodhur me qytetarët nëse në pushtet do ishte PD.br br "Një mandat të tretë me Ramën kryeministër, jo si qëllim, por premtim për të realizuar projektet e nisura dhe për ta integruar vendin në BE. Ne garojmë jo vetëm me premtime, por rendisim dhe punën e krimeve. E kemi dëshmuar edhe në kohët më të vështira si tërmeti ashtu edhe pandemia që pasoi. Nuk ka qenë një periudhë e lehtë dhe çdo qeveri që përballet me tragjedi të tilla, ka problematike ka dhe humbje vende pune apo ekonomike.Ama një qeveri që i është gjendur qytetarëve që në ditën e parë, me një reagim të mirë menduar dhe planifikuar. Kjo qeveri mobilizioi financat tona, besimi që partnerët tanë na dhanë dhe procesi i rindërimit dëshmon afërsinë e qeverisë me qytetarët. Psh, në Tiranë nga Kamza Kavaja ka bërë një punë të jashtëzakonshme për dëmshpërplimin e qytetarëve për shtëpitë, lagje të reja që do të rindërtohen. Vetëm në Bashlinë e Kamëz do ndërtohen 22 shkolla. Dëshmojnë vizionin që ka kjo qeveri energjinë eRamës dhe lidershipin e PS në kohë të mirë. Nuk do e përfytyroja se si do kishte shkuar kjo punë nëse do ishit në qeveri ata që nuk dhanë shpërblimet e përmbytjeve, madje dilnin triumfues me gënjeshtra. Ku ka punë të mira ka edhe sulme", tha Spiropali.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 21:36

Your Page Title