Ministri i Rendit Poci: Shkaterrimin e kanabisit do t'a bejme me forcat tona (25 Shtator 2000)

Ministri i Rendit Poci: Shkaterrimin e kanabisit do t'a bejme me forcat tona (25 Shtator 2000)

Lajme Arkiva 2000br Shqipëria hedh poshtë njoftimet e shtypit grek rreth një operacioni të përbashkët me policinë greke për shkatërrimin e të mbjellave me kanabis sativa në jug të vendit. Për këtë lajm është prononcuar ministri i Rendit Spartak Poçi i cili hodhi poshtë këto njoftime. Gazeta e Athinës "Lefterotipia" njoftonte se pas një marrëveshje shqiptaro-greke, policia helene ishte në përpjekjet e fundit për fillimin e një operacioni antikanabis në Shqipërinë e jugut i cili pritet të marrin pjesë dhe anëtarë të shërbimit amerikan të luftës kundër drogës. br Gazeta paralajmëronte se pestidicet që pritet të përdoren për shkatërrimin e bimës së hashashit ishte mjaft i rrezikshëm për bimësinë në përgjithësi, por dhe për njerëzit. Ministri i Rendit Poçi i quajti të rreme njoftimet e gazetës greke se ai ka nënshkruar marrëveshjen me palën greke për përdorime të lëndëve helmuese të rrezikshme për njerëzit nga avionët greke ndaj plantacioneve të drogës në Shqipëri. Një marrëveshje e tillë as është nënshkruar dhe as do të nënshkruhet ndonjëherë ka deklaruar Poçi. Shqipëria do të luftojë me forcat dhe mjetet e saj për drogën, përfundoi ai.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-04

Duration: 01:16

Your Page Title