Ora News - COVID-19 ndali gjithçka por jo trafikun e kokainës, Europol: Lulëzoi

Ora News - COVID-19 ndali gjithçka por jo trafikun e kokainës, Europol: Lulëzoi

#tvora #rtvoranewsbr br Pandemia e koronavirusit ka bërë që këtë vit të lulëzojë tregtia e narkotikëve, me sasi rekord kokaine të trafikuara nga Amerika Latine drejt Europës.br br Sipas analistëve të Europol-it dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe Varësisë prej saj, kufizimet në lëvizje prej kovidit-19 nuk ndikuan në kontrabandën nëpërmjet detit.br br Në gjysmën e parë të 2020-ës, në portin holandez të Roterdamit u kapën më shumë se 25 mijë kilogramë kokainë apo dyfishi i sasisë së konfiskuar në të njëjtën periudhë të vitit 2019.br br Policia holandeze zbuloi së fundmi edhe laboratorin më të madh të kokainës në historinë e vendit, që përpunonte rreth 200 kilogramë lëndë narkotike me vlerë 6 milionë euro në ditë.br br Sipas Europol-it, kokaina në Europë mbërrin kryesisht përmes porteve të Holandës, Belgjikës dhe Spanjës, duke pasur si origjinë kryesisht Kolumbinë, informon oranews.br br Holanda konsiderohet vatër kryesore e Europës për trafikimin e narkotikëve për shkak të rrjetit më të mirë infrastrukturor dhe logjistik në lidhje me shtetet e tjera.br br Roli i Shqiperisebr Ndërkohë në raportin e vitit të kaluar, Europol-i theksoi se Shqipëria luajti një rol po aq kyç për drogat e lehta si kanabisi, aktivitet që e renditi vendin ndër furnizuesit kryesorë të tregut europian.br br Organizatat kolumbiane dhe italiane historikisht kanë pasur peshë qendrore në prodhimin, trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës, por konkurrenca vijon të rritet me përfshirjen e grupeve kriminale shqiptare, serbe, britanike, holandeze, frënge, irlandeze, marokene, spanjolle dhe turke.br br ?Kulmi?br Në vazhdën e luftës kundër drogave, të hënën antimafia italiane në qytetin e Barit në bashkëpunim me autoritetet britanike dhe gjermane, njoftuan arrestimin e një shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim për trafikim ndërkombëtar të narkotikëve.br br 37-vjeçari me inicialet H.E. u ndalua në aeroportin e Londrës si pjesë e grupit të gjerë kriminal të goditur rreth dy muaj më parë nga megaoperacioni italo-shqiptar i titulluar ?Kulmi?.br br Grupi operonte prej 5 vitesh në mënyrë aktive në qarkun e Vlorës, Durrësit, Tiranës duke mbledhur drogën e kultivuar dhe duke e trafikuar atë në Itali dhe më pas në vendet e Evropës Perëndimore.br br Operacioni u finalizua më 30 qershor me arrestimin e 37 personave dhe me sekuestrimin e 40 milionë euro lëndë narkotike dhe miliona euro në asete si prona, automjete dhe vlera monetare.br br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 02:11

Your Page Title