Mickoski fton në krijimin e “frontit opozitar”

Mickoski fton në krijimin e “frontit opozitar”

VMRO-DPMNE-ja të mërkurën do të protestojë kundër mos-zbatimit të masave efikase ekonomike nga kriza e pandemisë. Opozitarja ftoi të gjithë partitë e tjera politike dhe aktorët e tjerë të bashkohen kundër pushtetit të cilin e quajti mafioz. Sipas kreut të saj Mickoski, Bruto Prodhimi Vendor ka pësuar rënien më të madhe historike prej -12.7 në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar. Ai beson se në buxhet ka mjaftë para për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset dhe se nuk duhet të tolerohet rritja e çmimit të energjisë elektrike.br br  ?Pikënisje do të jetë Ministria e Drejtësisë dhe do të përfundojë para Komisionit Rregullator të Energjetikës e cila është dorë e pushtetit dhe të cilën do ta ftojmë dhe do të kërkojmë deri sa ta pranojë që të kthehet çmimi i rrymës më të vjetrën?Përsëris, rënie më të keqe historike të Prodhimit Bruto Vendor... Ai miliardi para zgjedhjeve u fut në xhep dhe nuk u shfrytëzua me mençuri por për blerje votash. Mafia bleu vota në vend që ta ndihmojë biznesin- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.br br Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se projeksionet ekonomike shkojnë sipas parashikimeve kurse rënia e BPV-së nga kriza e pandemisë është normale për të gjithë vendet.br br  ?Projeksionet që i pritëm të jenë deri në -4, projeksionet e deritanishme për tremujorin e parë dhe të dytë, i krijojnë kushtet që të përfundojmë me projeksionet që i kemi deri në fund të vitit. Ekonomia jonë është e lidhur me ekonominë evropiane dhe shumë punë nuk varen nga ne. Shikoni ekonominë evropiane, ajo ka rënë më shumë se ne- pohoi Zoran Zaevbr br Zaev shtoi se protesta është e drejtë e të gjithëve megjithatë sipas tij, opozita proteston për të shprehur mllefin nga humbja e zgjedhjeve.


User: alsatmtv

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:48

Your Page Title