Top News - Lideri i opozitës Ruse/ Navalny del nga koma

Top News - Lideri i opozitës Ruse/ Navalny del nga koma

Lideri opozitar rus, Alexei Navalny ka dalë nga gjendja e komës së induktuar dhe po I përgjigjet ?stimujve verbal?. Spitali gjerman që po trajton kritikun e ashpër të Kremlinit thorë se gjendja e tij është përmirësuar dhe se po e heqin dhe nga ? ventilimi mekanik?. Megjithatë, mjeket gjermanë thonë se është ende shumë herët ?për të vlerësuar efektet e mundshme afatgjata të helimit të rëndë që ka pësuar 44 vjecari?. Gjermania e konfirmoi se Navalny u helmua në Siberi me agjentin nervor të kategorisë ushtarake të periudhës sovjetike, Noviçok. Politikani i njohur rus, njëkohësisht nje prej zërave më të fortë kundër korrupsionit në vend, u ndje keq në 20 gusht në avionin me të cilin po udhëtonte drejt Moskës. Përpara se të ngjitej në bordin e tij, Navalny kishte pirë një filxhan caj në aeroport dhe asgjë tjetër, ndaj janë të forta dyshimet se substance toksike i është hedhur pikërisht aty. Pas spitalit në Omsk, ai më vonë u transferua në një spital në Berlin, ku mjekët javën e kaluar pohuam mundësinë e helmimit. Ivan Zhdanov, përkrahës i Navalnyt, u shpreh në një postim në Tëitter se agjenti nervor Noviçok mund të kontrollohet vetëm nga agjencitë ruse te inteligjencës.br Pamjet: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:05

Your Page Title