Humb jeten ne aksident nje 34-vjecar

Humb jeten ne aksident nje 34-vjecar

Një 34-vjeçar nga qyteti i Durrësit humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të marte në një aksident me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:00, në aksin rrugor Sarandë-Piqeras.br br Viktima udhëtonte me makinë së bashku me dy persona të tjerë, kur shoferi humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me bordurën.br br Nga përplasja mbetën gjithashtu të plagosur shoferi i makinës dhe pasagjerja tjetër, të cilët u dërguan në spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.br br Rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë nuk dihen ende, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 00:50

Your Page Title