Ministri i Rendit Poçi takim me shefat e komisariateve te Tiranes - (28 Shtator 2000)

Ministri i Rendit Poçi takim me shefat e komisariateve te Tiranes - (28 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - Tv Klan 2000br br Ministri i Rendit Spartak Poçi ka udhëzuar shefat e komisariateve dhe drejtuesit e policisë për prefekturën e Tiranës, për mbarëvajtjen e dy mitingjeve të datës 29 Shtator, si dhe për ruajtjen e rendit gjatë ditës së votimeve. Në të gjithë prefekturën që prej paradites, policia është në gatishmëri nr.2, për të mos lejuar futjen e elementëve të armatosur në kryeqytet, nesër gjatë gjithë ditës. Në akset kryesore të hyrjes në kryeqytet do të bëhen kontrolle të rrepta të makinave. br br Që prej paradites së sotme ruajtjen e ministrive shqiptare do ta bëjë ushtria, ndërsa forcat e rendit gjatë këtyre ditëve do të jenë plotësisht të angazhuara për ruajtjen e qetësisë në dy mitingjet e sheshit Skënderbej si dhe për ruajtjen e qendrave të votimit. Çdo zonë sipas drejtorit Bilbil Mema, do të ketë policë dhe një oficer për patrullim. br br Ndërsa në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është krijuar shtabi për të ndjekur plotësisht gjendjen. Ministri i Rendit, ka dhënë udhëzime të plota për fushatën duke kërkuar gatishmëri dhe korrektesë të të gjitha strukturave. Secili shef komisariati duhet të udhëzojë efektivat e tij për procedurat e datës 29 e në vijim.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:14

Your Page Title