Perurohet monumenti i Sulejman Pash Mulletit - (28 Shtator 2000)

Perurohet monumenti i Sulejman Pash Mulletit - (28 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Është përuruar sot monumenti i themeluesit të Tiranës, Sulejman Pash Mulleti. Në prani të këshillit bashkiak, të të ftuarve të nderit dhe qytetarëve të Tiranës është zbuluar monumenti i Sulejman Pashës, punuar nga skulptori Maksim Shurdhi. Sulejman Pash Mulleti, luftoi në ushtrinë turke. Në vitin 1580 iu dha nga sulltani fermani i pashallëkut për Tiranën. Pas kësaj ai filloi hedhjen e themeleve të para të Tiranës. br br Në ceremoninë e përurimit të monumentit të simbolit të nderit të Tiranës, përshëndeti dhe kandidati demokrat për kryetar bashkie Besnik Mustafaji. Kthim në identitet për kryeqytetin, do të thotë nderimi i figurave që themeluan dhe ne do të nderojmë të gjithë këta emra, ka vlerësuar Mustafaji. Mbiemrat e familjeve të vjetra dhe të nderuara të Tiranës, duhet të vendosen në të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit, ka premtuar, kandidati demokrat për kryetar bashkie.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 00:58

Your Page Title