Thuajse asnje shtrat i lire ne Spitalin Infektiv | Lajme - News

Thuajse asnje shtrat i lire ne Spitalin Infektiv | Lajme - News

Rreth 100 pacientë në gjendje të mesme dhe të rëndë po trajtohen në spitalin ?Covid 1?, i ngritur në Shërbimin Infektiv të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Në një intervistë për Televizionin Klan, mjekja infeksioniste Entela Ramosaço shprehet se kapaciteti është thuajse i plotë.br br Koha e paraqitjes në spital është vendimtare dhe disa duket se mbërrijnë aty shumë vonë.br br Ka ndryshuar apo jo virusi dhe agresiviteti i tij, kjo do të studiohet, por klinikisht është parë që ka disa faktorë që ndikojnë tek një person kur infektohet nga Covid-19.br br E ndërsa parashikimet flasin për rritje të rasteve dhe fataliteteve me afrimin e dimrit, mjekja shprehet se asgjë nuk është e sigurt, pasi dhe parashikimet se vera do të ulte përhapjen e virusit, dështuan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:42

Your Page Title