Kampionati shqiptar, kryesojne Tirana, Dinamo - (28 Shtator 2000)

Kampionati shqiptar, kryesojne Tirana, Dinamo - (28 Shtator 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Fortuzi dhe Tirana shkatërrojnë Apoloninë e Fierit, ku sulmuesi i shquar kryeqytetas, që po përjeton një formë të shkëlqyer sportive, shënoi plot 5 gola, duke i falur skuadrës kampione vazhdimin e kryesimit. Edhe Dinamo kryesuese, ka kaluar një pasdite të lehtë përball Flamurtarit, duke fituar 3-0 në stadiumin ?Selman Stërmasi?. Djemtë e Sejdinit kanë pasur epërsi gjatë gjithë takimit dhe si rezultat i saj kanë shënuar 3 herë me anë të Dhëmbit, Daniel Xhafës dhe Qorrit. br br Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Tomorrit ndaj Teutës së Durrësit edhe pse durrsakët kryesuan 1-0 në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta, beratasit shënojnë dy gola dhe përmbysin rezultatin në favor të tyre. Vllaznia fiton 1-0 në Korçë, ndaj Skënderbeut, ndërsa Lushnja dhe Shqiponja e përfunduan në barazim 0-0 takimin midis tyre. Pas javës së tretë Dinamo e Tirana kryesojnë së bashku me nga 9 pikë të plota.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:09

Your Page Title