Burg për jetë për ish specialin grek Ethimious Efthimiou, vrau Devi Kasmin! 33 vite bashkëpunëtorit

Burg për jetë për ish specialin grek Ethimious Efthimiou, vrau Devi Kasmin! 33 vite bashkëpunëtorit

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion ka vendosur ditën e sotme burg përjetë për ish specialin grek Ethimious Efthimiou, i cili ka vrarë Devi Kasmin më 29 janar 2018 në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë. GJKKO ka vendosur 33 vite burg edhe për bashkëpunëtorin Elton Halipajn.br br Ethimious Efthimiou, ish specialin grek akuzohet si vrasës me pagesë dhe ekzekutori i Devi Kasmit i porositur nga një grup tjetër për prishje të pazareve të drogës.br br SPAK kërkoi më herët për ish specialin grek burg përjetë ndërsa për bashkëpunëtorin e tij Elton Halipajn, 35 vite burg.br br GJKKO ka vendosur 33 vite burg për Halipajn duke i ulur dy vite, ndërsa për grekun Efthimiou gjykata e posaçme mbajti të njëjtin vendim të kërkuar nga pretenca e SPAK: Burg përjetë.br br Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup në rrugën "Kongresi i Manastirit" në Tiranë.br br Vrasja ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë. Edhe gjatë kontrollit të banesës së Kasmit u gjetën 3 kilogramë kokainë, 300 gramë drogë LSD dhe një armë automatike.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 03:00

Your Page Title