Rama inspekton disa investime në Malësinë e Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

Rama inspekton disa investime në Malësinë e Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nje seri investimesh. Shefi i qeverise pa nga afer punimet per ujesjellesin ne malisine e madhe nga ku tha se shume shpejte banoret do te kene uje pa nderprerje.br Në Shkodër ku ndodhet për të inspektuar nga afër punimet e disa investimeve në infrastrukturë dhe shërbime, kryeministri Edi Rama u premton banorëve të Malësisë së Madhe se në fundin e Tetorit do të furnizohen pa ndërprerje me ujë të pijshëm.br Sipas kreut të qeverisë pas tre dekadash problemi i furnizimit me ujë merr fund me zëvendësimin e gjithë rrjetit të vjetër me një sistem të ri të shpërndarjes së ujit të pijshëm. br br Pas inspektimit në ujësjellësin e rindërtuar të Koplikut, kreu i qeverisë do të vazhdoje me këqyrjen e punimeve për by-pass e Shkodrës, punimet në shkollën Llesh Nik Daka apo takimet me fermerët e zonës përfitues të ndihmës financiare për investime në sektorin e bujqësisë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:23

Your Page Title