2 viktima nga covid ne 24 oret e fundit

2 viktima nga covid ne 24 oret e fundit

Dy gra të moshuara, njëra nga Shkodra dhe tjetra nga Tirana janë viktimat e 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një prej tyre ishte 83 vjec, ndërsa tjetra 87 vjec.br br ?Një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve?.br br Numri i rasteve te reja te prekura nga covid, mbetet në të njëjtat nivele si javët e fundit. Nga 870 testime, janë konfirmuar 156 të infektuar, numri më i madh i të cilëve në Tiranë.br br ?Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë?.br br Sipas të dhënave më të fundit, në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.


User: RTV KLAN

Views: 13

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:10

Your Page Title