Edhe Lleshaj si Besa Shahini | Lajme - News

Edhe Lleshaj si Besa Shahini | Lajme - News

Pas Besa Shahinit një tjetër ministër deklaron se nuk do të jetë më në postin që mban, nëse Partia Socialiste merr një tjetër mandat. Është Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili e deklaroi këtë nga Vlora, ku mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të forcave ?Shqiponja?.br br ?Nuk do jem i përhershëm në këtë post është e sigurt. Askush nuk është i përhershëm në një post?.br br Nuk dihet nëse ky është një vendim personal i Sandër Lleshajt, apo një strategji elektorale e Partisë Socialiste për fushatën zgjedhore. Por ndryshe nga Besa Shahini, një ministre politikisht në hije, Sandër Lleshaj erdhi në krye të Ministrisë së Brendshme dhe u katapultua si drejtues politik i PS në Lezhë, duke dalë nga zyrat e kabinetit të Kryeministrit Rama, si këshilltar i tij për Çështjet e Mbrojtjes dhe Sigurisë.br br Si figurë e lartë politike ai mendohej se do të kryesonte edhe listën e deputetëve socialistë për Lezhën në zgjedhjet e ardhshme, por socialistët pak ditë më parë morën vendimin për ta larguar si drejtues të qarkut dhe tani nuk dihet as nëse do të jetë pjesë e listës së deputetëve.br br Deri tani, Partia Socialiste ka qëndruar larg komenteve të deklaratave të dy ministrave për të mos qenë pjesë e kabinetit të ardhshëm, nëse socialistët i fitojnë zgjedhjet.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:14

Your Page Title