Largimi i Lleshajt dhe Shahinit, Çipa: Rama po teston opinionin publik

Largimi i Lleshajt dhe Shahinit, Çipa: Rama po teston opinionin publik

#tvora #rtvoranewsbr I ftuar në studion e RTV Ora, analisti Aleksandër Çipa ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe nisjen e sezoinit të ri politik.br br I pyetur lidhur me deklaratat e ministrave Sandër Lleshaj dhe Besa Shahini se do të heqin dorë nga postet pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, Çipa u shpreh se ata po shprehin gadishmërinë e tyre për të mos kërkuar një tjetër mandat, ndërsa e quajti edhe si një testim për të matur opinionin publik në fund të mandatit të dytë qeverisës.br br ?Është gadishmëria e dy anëtarëve të kabinetit Rama për të mos pretenduar më tej një mandat tjetër ministror matanë këtij mandati që u ka caktuar vetë Rama. Këto testime bëhen në kuadër të pritshmërive që ka opinioni publik për atë që quhet epilogu i mandatit të zotit Rama ku karakterizohet nga një pritshmëri lodhjeje dhe skepticizmi prej opinionit publik. Ka një realitet dhe kontekst shumë zhgënjyes për shumë çështje të qeverisjes , për nivelin e përfaqësimit dhe për cilësinë e këtij përfaqësimi?, tha Çipa.br br Sipas tij, ndryshe nga qeveritë e tjera të majta në vend, në mandatin e dytë qeverisës të Ramës ka patur edhe ministra anonim.br br br ?Duhet ta pranojmë se ndryshe nga qeveritë e tjera të majta, ministrat e mandatit të dytë të Ramës erdhën si rishtar politikë. Nuk kishin njëp background politik. Një pjesë e tyre vijnë prej anonimitetit?, u shpreh analisti Aleksandër Çipa.br br br Për më shumë lexoni në: br br br br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 20:13

Your Page Title