Plagoset me arme 30-vjecari |Lajme-News

Plagoset me arme 30-vjecari |Lajme-News

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ?5 Maji? rreth orës 21:26.br br Tvklan.al mëson nga burimet policore se i plagosuri është 30-vjeçari Rexhep Gjeli. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.br br Ndërkohë, Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e dyshuar. Ai është Kevin Cungu, i cili është shpallur në kërkim.br br Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plagosjes me armë.br br Nga hetimet e deritanishme bëhet me dije se i plagosuri dhe autori i dyshuar janë shokë me njëri-tjetrin. Ata kanë qenë së bashku në lokal në një tavolinë dhe u përfshinë në një sherr të çastit. Pasi dolën jashtë lokalit për t?u sqaruar, Kevin Cungu e qëlloi me pistoletë në këmbë 30-vjeçarin.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 00:41

Your Page Title