Mbahet peng dhe perdhunohet e mitura ne Pogradec

Mbahet peng dhe perdhunohet e mitura ne Pogradec

Për një muaj rresht, një 14-vjeçare nga fshati Vërdovë i Pogradecit dyshohet se është mbajtur me forcë, dhunuar dhe përdhunuar nga një 46-vjeçar. Blerim Bizgjoni e ka marrë vajzën më 30 Korrik, ditën e Bajramit, me pretendimin se do e mbronte për shkak se prindërit e të miturës vuajnë nga probleme mendore.br br Ai e ka mbajtur gjithë natën vajzën në ballkonin e shtëpisë së tij të lidhur, duke e kërcënuar se do ta hidhte nga ballkoni. E mitura ka rrëfyer në polici se Bizgjoni e detyronte të qëndronte në banesën e tij nën kërcënimin se do t?i vriste babain dhe se kishte shokë në polici. 14-vjeçarja ka mundur të dalë nga banesa vetëm 2 ditë më parë, kur edhe ka shkuar menjëherë të bëjë denoncimin.br br Në dëshminë e saj vajza ka treguar se përdhunimet e vazhdueshme kanë ndodhur në dhomën bashkëshortore të 46-vjeçarit, i cili i kërkonte të ngrihej natën pa bërë zhurmë dhe t?i shkonte në dhomë. Autori, i cili është i martuar dhe ka një vajzë shoqe me 14-vjeçaren, është arrestuar dhe ka pranuar veprën penale.br br Ndonëse jetonin në të njëjtën banesë, bashkëshortja e autorit nuk ka mundur të dëshmojë në polici për shkak të një aksidenti, nga i cili ka mbetur invalide dhe nuk mundet të flasë.br br Një detaj tjetër që po hetohet është se vajza ka rrëfyer se ditën kur ka shkuar në shtëpinë e Bizgjanit, atje ka qenë një vajzë tjetër, të cilën ai e kishte larguar nga shtëpia po atë ditë.br br Një banor i Verdovës thotë se për autorin ka patur edhe më herët denoncime.br br ?Denoncime ka patur. Mostër është, duhet të mos jetë fare në fshat?.br br Burime konfidenciale pohuan se 46-vjeçari dyshohet se pas përdhunimit do ta trafikonte 14-vjeçaren.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:38