Top News - Transportuan 25 emigrantë/ Korçë, 2 në pranga, një në kërkim

Top News - Transportuan 25 emigrantë/ Korçë, 2 në pranga, një në kërkim

Transportuan 25 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj dhe shpallet në kërkim një tjetër. br Policia e Korçës njofton se në vijim të operacionit policor ?Perimetri?, është goditur një tjetër rast i aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i një 19 vjeçari, banues në Shkodër. Gjithashtu u bë ndalimi me urdhër të Prokurorisë i një 26 vjeçari, si edhe u shpall në kërkim një 27 vjeçar, banues në Tiranë.br br 19 vjeçari nga Shkodra është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Devoll, në rrugën nacionale Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip ?Benz? 25 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. br Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se edhe dy të rinjtë e tjerë janë të implikuar në këtë ngjarje si bashkëpunëtorë të 19-vjeçarit.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 00:58

Your Page Title