Top News - Kontinenti pa Covid/ Për sa kohë do shpëtojë Antarktida

Top News - Kontinenti pa Covid/ Për sa kohë do shpëtojë Antarktida

Pikërisht në këtë moment, ekziston një pjesë e gjerë toke e lirë nga koronavirusi, ku njerëzit mund të enden pa maska dhe ta shikojnë pandeminë në zhvillim e sipër nga mijëra kilometra distancë.br br br Bëhet fjalë për Antarktidën, të vetmin kontinent pa Covid-19. Tani, afro 1 mijë shkencëtarë dhe të tjerë, që kanë kaluar dimrin atje, po e shohin diellin për të parën herë në javë apo muaj, ndërkohë që po bëhen përpjekje për të garantuar që kolegët e pritshëm të mos e sjellin virusin me vete.br br Në një stacion kërkimor britanik, Rob Taylor thotë se ndjehet i sigurt në flluskën e tyre të vogël. Në ditët para koronavirusit, izolimi i gjatë, mbështetja tej vetja dhe pesha psikologjike, ishin normë për ekipet në Antarktidë ndërkohë që pjesa tjetër e botës e shikonte jetën e tyre si shumë ekstreme. Por tani, kohët duket kanë ndryshuar.br br Në përgjithësi ? thotë Taylor, liritë që ne mund të përballojmë janë më të gjera se ato të njerëzve në Britani në kulmin e izolimit. Ne mund të bëjmë ski, të shoqërohemi me njëri tjetrin normalisht, të përdorim palestrën, gjithçka tjetër. Lidhjet e mira të internetit kanë bërë që ata ta ndjekin me vëmendje pandeminë që zgjerohej në të gjithë pjesën tjetër të planetit.br br Deri këtë vit, bisedat me kolegët e pritshëm fokusoheshin tek përgatitja e të rinjve. Tani, këshillat shkojnë nga të dyja anët?Ndërkohë që të rinjtë mbërrijnë, të vjetrit përgatiten të kthehen dhe me sinqeritet thonë?duket sikur po shkojmë në një planet tjetër?br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:23