PD kerkon lirimin e tropojaneve te arrestuar - (7 Tetor 2000)

PD kerkon lirimin e tropojaneve te arrestuar - (7 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Partia Demokratike ka kërkuar sot, lirimin e menjëhershëm sipas saj të qytetarëve të pafajshëm të Tropojës dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që e shkaktuan atë situatë, duke provokuar dhe terrorizuar banorët e këtij qyteti. Sipas sekretarit të përgjithshëm të PD, Ridvan Bode, rreth një mijë forca speciale po ushtrojnë dhunë dhe terror ndaj banorëve. br br Ndërsa kryetari i PD në Tropojë, ka kërkuar largimin e menjëhershëm të forcave speciale, pasi këto të fundit sipas tij kanë arrestua demokrat të ndershëm dhe po bastisin shtëpitë, duke terrorizuar gra e fëmijë. Tropoja, tha ai, nuk ka nevojë për tension, por për stabilitet, pasi në tre vjet janë vrare rreth 100 djem të kësaj zone. br br Partia Demokratike i ka konsideruar këto akte, si hakmarrje e verbër e atyre që pasi vodhën votat po kërkojnë të rikthejnë edhe njëherë Shqipërinë në diktaturë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 00:58

Your Page Title