Top News - Tensioni me Greqinë/ Anija “Oruc Reis”, Turqia u tërhoq vetëm për riparime

Top News - Tensioni me Greqinë/ Anija “Oruc Reis”, Turqia u tërhoq vetëm për riparime

Ministria e Jashtme turke deklaroi se kthimi i bujshëm i anijes kërkimore të saj, Oruc Reis në portin e Antalias u bë për arsye ?mirëmbajtjeje dhe për furnizime?, duke u bërë jehonë komenteve të ngjashme nga Ministria e Energjisë, të cilat sfidojnë raportet se largimi u bë për të shtensionuar situatën në Mesdhe, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu.br br br Kthimi i Oruc Reisit në Antalia këtë fundjavë është interpretuar si tregues se Ankaraja është e përgatitur për t?u angazhuar në bisedime me Athinën, çka ngjalli reagimin e shpejtë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili u shpreh i gatshëm për të diskutuar konfliktin me palën turke.br br Tërheqjen e anijes, ai e përshkroi si një hap të parë pozitiv përpara dhe si shenjë që tregon se mund të ulen në tryezën e negocjatave. Por ndërkohë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi dhe ai se vendi i vet nuk është tërhequr nga misioni ne Mesdheun Lindor.br br Ai shtoi se pas tërheqjes së Oruc Reisit, aktivitetet e shpimit po i vazhdojnë në zonë dy anije të tjera, Yavuz and Barbaros.br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:01

Your Page Title