Banka e Shqiperise shenon gjallerim te aktivitetit ekonomik ne vend (6 Tetor 2000)

Banka e Shqiperise shenon gjallerim te aktivitetit ekonomik ne vend (6 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Në mbledhjen e radhës të Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Shkëlqim Cani vërejti se tremujori i dytë i vitit 2000, shënoi një gjallërim të aktivitetit ekonomik dhe përmirësim të treguesve kryesorë makroekonomik. Bie në sy veçanërisht rritja e prodhimit bujqësor, rritja e prodhimit industrial në sektorin shtetëror, vazhdimi i gjallërimit të sektorit të ndërtimit si dhe rritja e investimeve private. Gjithashtu zgjerimi i aktiviteteve tregtare me botën si dhe ulja e papunësisë.br Përveç muajit qershor, një periudhë tjetër norma e inflacionit ka vazhduar të jetë negative. Megjithatë Banka e Shqipërisë synon që për këtë vit inflacioni të mbetet në shifrat 2. Vërehet se rritja në aktivitetin tregtar ka ardhur si rezultat i rritjes që shënoi importi, ndërkohë që eksporti pasohet në rënie ndaj muajve paraardhës.br Efektin më të madh në rritje e dhanë importet e larta në makineri dhe pajisje, metale bazë dhe produkte minerale duke zbutur efektin e rënies që regjistroi importi në mjete transporti, ushqime dhe fruta-perime.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:16

Your Page Title