KQV Tirane nis punen per verifikimin e procesverbaleve (6 Tetor 2000)

KQV Tirane nis punen per verifikimin e procesverbaleve (6 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Vendore të Tiranës ka nisur që sot në mëngjes punën për verifikimin e procesverbalit përfundimtar për zgjedhjet e 1 tetorit. Burimet pranë këtij komisioni konfirmoi se mbrëmë përfundoi puna për çeljen e kutive për 328 qendrat e votimeve të kryeqytetit. br Ky komision për shkak të volumit të madh të punës, por dhe të mos parashikimit nga ligji i komisioneve qendrore të zgjedhjeve vendore pranë 11 minibashkive, i ka kërkuar KQZ-së shtyrjen e afatit të procesverbalit përfundimtar.br Sot pritet të publikohet rezultati zyrtar i votimeve për Bashkinë e Tiranës dhe ai do t'i përcillet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky komision nesër pritet të shpallë rezultatin përfundimtar pë raundin e parë të zgjedhjeve në shkallë vendi.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 00:52

Your Page Title