Keshilli Kombetar i Partise Demokratike paraqet kushtet per te hyre ne balotazh (6 Tetor 2000)

Keshilli Kombetar i Partise Demokratike paraqet kushtet per te hyre ne balotazh (6 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Në këto mbledhje Këshilli Kombëtar i PD-së analizoi procesin zgjedhor dhe vërejti manipulime si në listat e zgjedhjeve ashtu dhe në numërimin e votave. Për këtë arsye Këshilli Kombëtar vendosi të marrë pjesë në balotazh me kusht që të shtyhet data e balotazhit. Shtyrja kërkohet me qëllim që sipas Partisë Demokratike të mënjanohen parregullsitë e vërejtura edhe nga vëzhguesit e huaj.br Kushti tjetër për marrjen pjesë në balotazh është dhe ndyshimi i KQZ-së i cili akuzohet si organizmi përgjegjës për manipulimin e votimeve. Kushti i tretë është shpallja e afateve ligjore të listave të zgjedhësve. Pasi të jenë përfshirë në to zgjedhësit e përjashtuar, listat të jenë të konfirmuara nga subjektet zgjedhore, pjesëmarrës në balotazh.br Nga ana tjetër, Këshilli Kombëtar i konfirmi qëndrimin Partisë Demokratike për të mos njohur rezultatin e votimeve në ato njësi zgjedhore ku është mohuar e drejta e votimit përmes listave dhe përmes falsifikimit të procesverbaleve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:13

Your Page Title