Mësim në kushte pandemie/ Shkollat rihapen me protokoll sigurie - News, Lajme - Vizion Plus

Mësim në kushte pandemie/ Shkollat rihapen me protokoll sigurie - News, Lajme - Vizion Plus

Mijëra nxenës janë rikthyer mengjësin e kësaj të hënë në institucionet shkollore.Rinisja e vitit të ri shkollor këtë herë ka qënë krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluara.Për shkak të situatës së pandemisë që vazhdon të jetë problematike, shkollat do të jenë më turne të shtuara dhe me orët e mësimit të reduktuara.Vec kësaj protokolli I sigurisë do të jetë strict dhe për këtë vec anagazhimit të stafeve pedagogjike është kërkuar edhe ndihma e vetë prinderve. Këtë të fundit nëpërmjet një formulari do të jetë sita e parë për të shmangur problem me të infektuar që do të conte në mbylljen e klasës dhe kalimin në mësimin online.Hyrja në shkolla është bërë sipas protokollit të sigurise, me distancë sociale, matje temperature dhe dezinfektim të duarve e përdorim të maskës, sidomos për nxënësit nga klasa e 5 e lartë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 03:03

Your Page Title