Perurohet Spitali Pediatrik Tirane (6 Tetor 2000)

Perurohet Spitali Pediatrik Tirane (6 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Dy gratë e shquara gjermane njëra e kancelarit Shcreder dhe tjetra e publicistit Springet shoqëruara dhe nga zonja e parë Mejdani dhe zonja Kryemadhi, kanë përuruar pjesën e mbaruar të punimeve në Spitalin Pediatrik. Rikonstruktimi i kësaj qendre është bërë me fondet e dhuruara nga nisma "Një zemër për fëmijët" dhe mbeshtetja e shtetit të lirë të Bavarisë.br Me iniciativën e Gazetës "Bild" miliona lexues gjermanë kanë kontribuar për pajisjet teknike të spitalit. Zonja Shcreder tregon përshtypjet që i ka bërë ky vend pasi përballoi krizën kosovare. Pamë mundësitë e kurimit të këtij spitali dhe vendosëm që këtyre fëmijëve të mos u mungojë asgjë. Paratë këtu janë administruar mirë. Ai që ka përfituar më shumë është reparti i kirurgjisë. br 4 salla operacioni janë pajisur me aparatura dhe ambiente të reja komode si për pacientët, por edhe për stafin mjekësor, ndërsa fasada ka përfituar fonde të reja. Kjo është faza e parë për rikonstruksionin e gjithë godinës. Dashamirësit gjermanë kanë vënë dhe 2 milion marka të reja.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:24

Your Page Title