ISHP: E papranueshme situata ne dyert e shkollave | Lajme - News

ISHP: E papranueshme situata ne dyert e shkollave | Lajme - News

Kjo situatë e krijuar në dyert e thuajse çdo shkollë të arsimit parauniversitar në vend konsiderohet e papranueshme nga Instituti i Shëndetit Publik. Inspektorët kanë dale në terren për të parë nëse respektohen masat e përcaktuara për fillimin e vitit të ri shkollor dhe kanë konstatuar shkelje në masë të rregullave. br Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik kërkojnë nga prindërit e nxënësit të mësohen me realitetin e ri, në të cilin ndodhemi, ndryshe paralajmërojnë se nëse sjellja do të jetë e tillë si ditën e parë të shkollës, numri i të infektuarve do të rritet ndjeshëm.br Monitorimi i ISHP do të jetë i vazhdueshëm. Nëse hapja e shkollave do të sjelle përhapje të pandemisë, shkollat do të kthehen në variantin online, siç përcakton edhe skenari i dytë i Ministrisë së Arsimit.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:24

Your Page Title