Top News - Shahini në Open/ Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme

Top News - Shahini në Open/ Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme

Largimi I Besa Shahinit nga posti I ministres së arsimit, dhe pikërisht në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ngjalli reagime te shumta, por edhe kureshtje per arsyet e nje levizjeje te tille. Duke folur në ?Open?, Shahini u perpoq ta minimizonte rëndësinë e këtij largimi, duke treguar se nuk kishte qene dicka e menjehershme. br br Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nësë nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër. Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte.Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë , mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojme. Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm.br br Ka pasur zëra se ajo ishte një prej figurave që fliste kundër ne mbledhjet e kabinetit qeverisës, e Shahini u perpoq ta sqaronte edhe këtë. br S?mund të them se isha e vetmja, tani diskutime ka patur gjithmonë, s?di të jem e vetmja që kam ngritur pikëpyetje në mbledhje, po kjo është normale në një proces pune. Dhe nuk mendoj që kjo të ketë ndikuar në largimin tim. br br Një ndër pretendimet e ngritura prej saj ishte edhe se ka ndjere nje lloj racizmi në Shqipëri për shkak të dialektit kosovar dhe tha se kishte qene e paimagjinueshme për të që opozita do të ngrihej nga dita e parë t`I sulmonte prejardhjen. br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 02:23