Nano fushate ne Rreshen, prezanton Marie Biben per kryetare bashkie - (8 Tetor 2000)

Nano fushate ne Rreshen, prezanton Marie Biben per kryetare bashkie - (8 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, në turin e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal, ka prezantuar në qytetin e Rrëshenit, kandidaten socialiste për kryetare bashkie, Marie Biba. Mes socialistëve të Rrëshenit, Nano ka premtuar se në qoftë që gjatë viteve të qeverisjes së PS, u bë e mundur që Rrësheni të jetë vetëm 50 minuta larg kryeqytetit, me Metën kryeministër dhe Marie Bibën në krye të bashkisë, Mirdita do të jetë edhe më afër. br br Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Me liritë që ju keni dhënë qytetarëve, ka ende mjaft njerëz që abuzojnë deri për të vrarë dhe unë vazhdoj të vlerësoj më shqetësim që PD e Mirditës është shumë afër me veprime kriminale. Unë nuk besoj që ky është elektorati demokrat i Mirditës, por strukturat e kriminalizuara të PD në qendër dhe në Rrëshen, duhen goditur dhe neutralizuar me votë në mënyrë që me forcën e ligjit, me qeverisjen tonë, përfundimisht të shpërbëhen?.br br Në fjalën e tij, Nano ka premtuar se pushteti do të menaxhohet me kujdes. Nuk do të lë Gjinushin dhe Partinë e tij, të krijojë modelin e të majtës që abuzon me pushtetin, ka premtuar Fatos Nano.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:39

Your Page Title